Gjykata e Shkodrës u blindua sot nga FNSH-ja dhe forcat e Policisë, pasi doli para gjykatësve Safet Bajri, i arrestuari i klanit Bajri. Pas seancës, gjykata vendosi arrest me burg për të fortin e Shkodres, i denuar me 22 vite burg në Belgjikë.
Më pas në orën 14:00 do të sillet në Tiranë për tu paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ai u arrestua bashkë me 10 persona të tjerë, por do jetë Gjykata e Krimive të Rënda ajo që do të vendosë masën e sigurisë për ta.
Kurse për Safet Bajrin do të vendosë Gjykata e Shkodrës, pasi sipas një procedure, ai do të njihet me dosjen nga Belgjika përmes kësaj trupe juristësh.
Më 25 janar 2017, Safet bajri (Rustemi) u dënua nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vjet burg, si kreu i një bande kriminale, që përpiqej të kontrollonte skenën e drogës dhe prostitucionit në Bruksel.
Më 22 shkurt 2014, ai u dënua sërish nga Gjykata Penale e Brukselit me një burgim prej 9 vjetësh, si kreu i një bande kriminale që merrej me importin dhe trafikun e drogës.
Po të njëjtën ditë, ai u dënua me pesë vjet burg për posedim dhe trafikim droge dhe heqje të paligjshme të lirisë përmes kërcënimeve me vdekje.