“Armir Grima është pezulluar përkohësisht nga funksionet e tij në FSHF deri sa drejtësia të vendosë për të”, – tregon zëdhënësi për shtyp i FSHF-së, Gert Çarçani, për Telesport kur pyetet në lidhje me situatën e trajnerit të Femrave të Kombëtares së Shqipërisë, Armir Grima. Ky i fundit nuk do të ushtrojë detyrën e tij deri në momentin që të sqarohet gjithçka.
Në fakt, shkodrani nuk ka si ta bëjë, pasi për të është marra masa “arrest me burg” pas daljes përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Emri i tij është përfshirë në grupin “Bajri” dhe akuzohet për “organizim të llotove të palejuara”. Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka pritur më shumë dhe ka vendosur pezullimin e Grimës nga kjo detyrë.