PS edhte hedhur në sulm kundër LSI-së duke e akuzuar për përfitimet që i janë dhënë familjarëve të Klemend Balilit me kontrata shtetërore. Pas Erjon Braçes në parlament ka folur edhe Taulant Balla.
“Është partia e Klemend Balilit, Lëvizja Socialiste për Integrim. Ka një ish ministër që ka firmosur për t’i dhënë toka bujqësore familjarëve të tij, në një kohë që ishte shpallur në kërkim nga policia.
Kallëzime penale për të gjithë ata zyrtarë që kanë firmosur për t’i dhënë toka bujqësore” u shpreh Balla ndërsa kërkoi 5 minuta pushim, sa opozita të përgatitej për t’u bërë pjesë e seancës parlamentare.