“Gjuha jonë është e varfër”.
Këtë e dëgjojmë dhe e lexojmë shpesh, e “na vret” sytë.
E kundërta është e vërtetë.
Gjuhën shqipe e varfërojmë ne, për turpin tonë.
Ca me snobizëm, ca me varfërinë tonë gjuhësore.
Për të provuar sa e pasur është gjuha jonë ju ftojmë të sillni, bashkë me shpjegimin, shprehje dhe fjalë…
Mbledhur nga Aurela Elezaj, mësuese
1. E ka gojën si arka e plakës – nuk e xjerr sekretin.
2. Bathë bathë po një kokërr – e njëjta gjë, po njësoj
3. I merr fjalët me cepa – keqkuptohet, i merr gjërat ters
4. Flet çapërpik – nuk merret vesh se ç’thotë
5. (Def) Pesë defe e mbysin një tupan – kur ndërhyjnë shumë vetë punët prishen fare
6. Po e nxorri dhemballa, e mori mehalla – Fjala hapet shpejt
7. Pa egjër – eshte njeri i paster, pa te meta
8. I është ënjtur koka – flet pa kuptim, thotë brroçkulla
9. Si ferra e gomarit në mes të livadhit – thuhet per dike qe nuk perket aty, eshte i pavend
10. Ka pirë gurin e gjakut – ka vuajtur shume ne jete
11. S’i ndryshket gjilpëra – eshte shume punetor
12. Ta pjek hallvën – të bën keq, të bie në qafë
13. I lëshon fjalët ishqilas – flet me dyshim, me pasiguri
14. Shqep jorganin e arnon çarçafin – Prish një pune te madhe per te ndrequr nje te vogel
15. – Po s’pata unë kalë, kurrë mos mbiftë bar – thuhet per ate qe shikon vetem intersin e tij
16. E peshon leshin në shpinë të deles – dikush që punon pa plan
17. Rritur me llomishta djathi – rritur i varfer, ne skamje
18. Eshtë maçorr me veshë gomari – dikush që eshte budalla, mendjelehte
19. Dita e sheh, nata e ndien – cdo gje te besh do merret vesh
20. E do me zemren e njerkës – s’e do fare
21. Të vdektë ora në m…! – paç një fund të turpshëm
22. I qepur me pe leshi – pa gusto, i veshur pa shije
23. E ka qimen gjok e mendjen log – mendjelehtë, budalla
24. Eshtë rasat qeni – është njeri i poshtër
25. Të rrjep si thiun – të shfrytezon
26. Ik sorrë, e hajde korb – kur largohesh nga dicka e keqe, e perfundon akoma me keq, nga shiu ne bresher
27. Shkozën e bën vresht – thuhet për dikë qe i ecën puna
28. Ia nxorri tehun – e rregulloi diçka, e bëri përsëmbari punen
29 – Si thelpinjtë e arrës në lëvozhgë – thuhet për dy vetë qe jane lidhur ngushtë
30. S’trembet ujku nga bubaçët – Nuk mposhtet lehtë dikush, eshte trim
31. Vjen si veriu, e shkon si murlani – thuhet per nje njeri te shkathet, energjik
32. Sikur e ka ngrënë xekrri – eshte shume i merzitur, i shqetesuar
33. T’i lan xhepat – te vjedh, hajdut
34. Është yndyra e burrit – eshte me i miri
35. I theu zemra brinjët – pati nje ndjenje te forte, i erdhi shume inat, shume i dashuruar
36. Hyn në zhgalle – ne rruge qorre
TE TJERA
- M’u ca hunda
- M’u tha zorra
- Na thau syte
- M’u dogj xhani
- Na preu krahet
- Merr kot si pushka jevgut
- Flet si kodra mbas bregut
- Gjej shesh e bej pershesh
- U derdh gjaku lume
- Na prishe gjakun
- Nuk i thuhet derrit – daje
- Nuk ka pyll pa derra
- Kali i kuq e ka një huq
- Nuk çalon gomari nga veshet
- Kalit te falur nuk i shihen dhembet
- Qimen per peq (mos u grric kot)
- Njeri i bie gozhdes, tjetri patkoit.
- I jep doren, te merr krahun.
- Shtati pyll e mendja fyll.
- Shih me sy e plas me zemër.
- Ajo po kerkonte gjilperen ne kashte.
- Ai s’e ha sapunin per djathe.
- Na e beri gjakun uje.
- Shtri kembet sa ke jorganin.
- Nuk ka pyll pa derra.
- Nuk calon gomari nga veshet.
- Flet si kodra mbas bregut.
- Ata kane gjetur tenxherja kapakun.
- E ben punen shkel e shko.
- Ja beri 8 me 2.
- E priten me kembet e para.
- Ja futi te dy kembet ne nje kepuce.
- Te na rrofsh sa malet!
- E hengra me sy.
- Ika nga syte kembet.
- E paç doren e lehte.
- E kam pergjgjen ne maje te gjuhes.
- Ta bej kurrizin me te bute se barkun.
- M’u hiq sysh se po me hane duart.
- M’u bë koka daulle.
- T’u thafte dora.
- Me një gur, vret dy zogj.
- Të merr gjak në vetull.
- Ti je ku rafsha, mos u vrafsha.
- Merre me lëng, se mishi u mbarua.
- Kur ben dasem fukarai, i çahet daullja.
- Ma bie gjithnjë në majë të hundes.
- Ti dashke të nxjerrësh dhjamë nga pleshti.
- Qeni qe leh, nuk te kafshon.
- Ajo është që ta pish në kupë.
- Ecen si pula pa krye.
- Foli si e ema e Zeqos maje te Thanes.
- Bjeri pragut, te degjoje dera.
- U beme si kembet e dhise.
- U zune per 5 pare spec.
- Peme pa kokrra.
- Më bën trupi miza-miza.
- Kush ja hap gropen shokut, se bie brenda vetë.
- Gure gure behet kalaja.
- E ndoqi kemba-kembes.
- E humbi si xhaferri simiten.
- M’u be koka tym.
- I bera syte kater.
- E zune me presh ne dore.
- Dhi e zgjebosur, bishtin perpjete.
- I hedh gjerat si lopa bajgat.
- Me ka ardhur ne maje te hundes.
Konica.al