Gazetari investigativ Artan Hoxha është ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 pyetje nga babaramo” në Report TV ku ka folur për dosjet më të nxehta shqiptare.
Ndërsa ka komentuar aksionet e fundit të Policisë së Shtetit me bandën e Bajrajve, Hoxha e ka kthyer vëmendjen edhe tek “Toyota Yaris” që u ekuestruan disa muaj më parë në Portin e Durrësit me 3.4 milionë euro.
Hoxha ka thënë se nga dy makinat e sekuestruara njëra është zhdukur, ndërsa paratë nuk janë sekuestruar të gjitha.
“E di sa nga ato makinat vijnë çdo ditë në Shqipëri, apo jo? Vijnë pafund. Njëra nga ato u kap me 3.4 milion euro. U kap dhe tjetra, por nuk dihet se ku është. Nuk e di si humbi, por ka humbur është zhdukur, edhe paratë nuk u sekuestruan të gjitha”,- u shpreh Artan Hoxha.