Mediat shpesh kanë akuzuar që lista e Vlorës ka qenë klienteliste dhe korruptive, se janë paguar 500 apo 700 mijë euro për të qenë në drejtimin e listës së Vlorës.
Agron Shehaj pa asnjë kontribut në PD, një ditë u pa në krye të listës, ndërkohë që janë zhvilluar disa procese, por Goni nuk është pjesë e tyre, ai vazhdon të shikojë qejfin e tij në Milano, Londër etj,
Kemi opozitë Holandeze nga Lulzim Basha me mbështetjen e opozitës italo-britanike nga Agron Shehaj.
Dje PD e Vlorës ka bërë një mbledhje kryesie, ku ka përjashtuar tre prej anëtarëve të saj.
CNA (CityNews Albania) raportoi se tre anëtarë të kryesisë së PD –së, në Vlorë, Dritan Kokoshi, Asqeri Bulli dhe Mirela Agaj, janë përjashtuar me urdhër të Lulzim Bashës.
Kreu i PD në Vlorë Gramoz Nazeraj reagoi duke thënë që nuk janë përjashtime por zëvendësime.
I pyetur për pjesëmarrjen, ai nuk mohoi, por tha se ai po drejtonte mbledhjen me deputeten Nadire Meçorapaj.
Në fakt ka pasur largim nga anëtarët e kryesisë në mbledhje, të cilët kanë kërkuar që deputeti të jetë pjesë e analizës dhe i pranishëm, por ndoshta z. Shehaj nuk e shikon veten pjesë të tyre.
Nuk ka faj, pasi s’ka asnjë lidhje është një turist i përkohshëm në Vlorë, ai është një biznesmen që lidhjen e ka me Lulzim Bashën dhe jo me demokratët.
Pas reagimit në kryesinë e PD-së, në Vlorë për Shehajn, ne vëzhguam aktivitetin e tij, minimalisht atë në rrjetin social dhe parlamentar dhe nga informacionet e mbledhura si dhe nga burime të konfirmuara rezulton, se deputeti ka folur dy tre herë në Kuvend, përgjatë këtyre muajve që është zgjedhur deputet, ka votuar pro qeverisë, njëherë hapur dhe njëherë i akuzuar për votë të fshehtë.
Ndërkohë në rrjetet sociale shikojmë se është totalisht jashtë lidhjes dhe bashkëpunimit me strukturat e PD –së, në Vlorë.
Nisur nga denoncimi i djeshëm nga kryesia e PD në Vlorë rezulton që për 8 muaj në qarkun, ku është zgjedhur deputet të ketë bërë dy apo tre denoncime, një prej të cilave vjen edhe nga qytetari digjital.
Kaq shumë lodhet Agron Shehaj në Vlorë, sa opozitarizmin e këtij qarku ndaj Bashkisë socialiste e bën, duke ardhur të hënën nga Milano, për tre apo katër ditë në Shqipëri, e më pas duke u rikthyer në Evropë, ku dhe vazhdon jetën e tij.
Opozitarizmi i tij është një show i pavlerë, qesharak në parlament, por justifikohet me faktin se është biznesmen dhe ndoshta financon Lulzim Bashën, partinë dhe klientelën rreth kryetari të PD-së.