Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 7.5 ballësh sipas shkallës Rihter ka goditur ishullin Sulawesi, në Indi duke shkaktuar edhe një cunam të frikshëm.
Videot e llahtarshme të filmuara nga vetë banorët tregojnë dallgën gjigante të formuar nga tërmeti që sa vjen dhe i afrohet bregut.
Në videon që besohet se është filmuar në Palu, Sulawesi, dëgjohen në sfond britmat e njerëzve teksa një valë e madhe përplaset me tokën duke marrë çdo gjë përpara. Vala gjigante ka ardhur vetëm pak kohë pasi tërmeti i fortë goditi ishullin duke vrarë një person dhe plagosur 10 të tjerë.
Sipas raportimeve, tërmeti 7,5 ballë e kishte qëndrën në një thellësi prej gjashtë milje, rreth 35 milje në verilindje të qytetit të Donggala, Sulawesi.
Në pamjet, valët bien në një shpejtësi të madhe drejt tokës, dhe kamera kthehet për të treguar nga turma e njerëzve që vrapojnë dhe bërtasin të tmerruar.
Nuk dihet ende nëse kjo ishte dallga e vetme apo do të ketë edhe të tjera më të fuqishme.
Oh god.. oh GOD IM CRYING SO BAD PLEASE STAY SAFE ㅠㅠ#prayforpalu#PrayForDonggala pic.twitter.com/vzJTaU7ICf
— L is waiting for Goodbye Road (@dongiforlife) September 28, 2018
#BREAKING: Second Video shows tsunami hitting Palu, Central Sulawesi after powerful 7.7-magnitude quake. It shows the water hitting the heavily damaged Baiturrahman Mosque located next to the Palu Grand Mall. #PrayforSulteng #PrayforDonggala #PrayforPalu #Gempa #Tsunami pic.twitter.com/91oqQfQM5H
— Ericssen (@EricssenWen) September 28, 2018