Futbollisti i kombëtares shqiptare, Eros Grezda, ka shënuar një gol shumë të bukur në sfidën e luajtur mbrëmë në kampionatin kroat kundër Dinamos së Zagrebit.
Goli i shqiptarit nuk shërbeu për të marrë pikë pasi Osijeku u mund me shifrat 2-4, por mënyra e realizmit tregon shumë për 22-vjeçarin.
Grezda pasi merr një top në hyrje të zonës çorienton mbrojtësin i cili humbet ekuilibrin dhe më pas godet fort drejt portës duke lënë të palëvizur portierin.
Osijeku renditet në vendin e katërt në kampionatin kroat, ndërsa Dinamo Zagrebi në të parin.
(e.k/BalkanWeb)