Për të shkuar në Srandë nga Tirana do të mjaftojnë më pak se 3 orë pas përfundimit të rrugës së re Kombëtare Delvinë –Kardhiq.
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në nisjen e punimeve të aksit kombëtar u shpreh se projekti për këtë rrugë është bërë nga e para, për shkak të problematikëve të hasura nga mungesa e studimit gjeologjik të projektit të 2007.
Rama: Kjo rrugë sjell një transferim të madh. Me përfundimin e këtij aksi ne do të kemi një lidhje Tiranë-Sarandë që nuk do të marrë më shumë se tre orë kohë.
Kardhiq-Delvinë do të jetë i ndarë në tre lote, ndërsa segment i parë me një gjatësi prej rreth 14.5 km do të kushtojë 7.8 mld lekë. Ndërsa për Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë , kjo rrugë do të jetë e rëndësishmë për zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit.
Gjiknuri: Gjiknuri: Kjo rrugë do të përfundojë përpara vitit 2021. Vitin tjetër fillojmë edhe tunelin. Kemi edhe segmentin e fundit që do ta lidhim me Sarandën. Kjo rrugë është një nga akset më të rëndësishme për turizmin në Shqipëri.
Qeveria lajmëroi që së shpejti, falë financave të qëndrueshme dhe bashkëpunimit me PPS, do të nisin punimet në segmentin Thumanë-Kashar, Milot-Balldrenë, Orikum-Llogara.