Nga Bledi Mane
-Pjesë nga ditari i një vajze të dëshpëruar-
Mbeta vetëm në shtëpi. Mami mori makinën dhe iku me një shoqe tè hajë darkë në Durrès. Babi ka tre ditë që ka shkuar në Itali se do blejë një Range Rover të ri ngaqë nuk i pëlqen më Mercedezi. Vëllai i madh asnjëherë nuk përton të shkojë çdo fundjavë me Bmw e tij X6 në Prizren se është lidhur me një këngëtare kosovare. Vëllai i vogël gjithmonë dembel, megjithëse e pëlqen futbollin sapo iku ne kalçeto me makinën e tij të vogël, një Renault Clio. Unë për vete jam në dilemë, dua të dal me shoqet në Bllok por e kam tmerr trafikun dhe nuk gjej dot vend parkimi për makinën time…
Nuk rrihet më në këtë vend, do iki dhe unë. Dua të emigroj në Gjermani se atje rrugët janë të gjera dhe asnjëherë nuk llocesh në trafik. Nuk rrihet më në Shqipëri!!!