Një ditë pasi deputeti Alibeaj, kërkoi në emër të PD të sekuestroheshin kamerat e komisariatit në Krujë, ka reaguar përmes një deklarate dhe “Pisqolla” e lagur e PD, Gent Strazimiri, me akuzat në drejtim të kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deputetit Rrahman Rraja dhe kryebashkiakut Artur Bushi.
Strazimiri, në emër të grupit të PD, ka thënë sot, se pas denoncimit të djeshëm nga partia e tij, nuk ka ende një reagim nga institucionet, lidhur me kamerat në komisariatin e Fushë-Krujës.
Pisqolla kërkon kamerat e sigurisë disa muaj pasi ka ndodhur ngjarja, si intrigën e tij të radhës, pasi e di shumë mirë, si specialist i partisë së vrasësve që fshinë serverat e kryeministrisë për ngjarjen e “21 Janarit”, se pas kaq muajsh pamjet nuk ruhen në serverin e tyre.
Por intriganti i partisë, që u kap me pistoletë në protestën “paqësore” për Parkun, e di shumë mirë këtë gjë, por e përdor për të gjetur kauzën e radhës për partinë e “Babaleve”, që të mbaj kryetarin e tij me shpresë, se po bënë opozitë si Gjeneral i Ushtrisë së Vdekur!/Ekskluzive.al
Ndiqni deklaratën e Pisqollës së lagur të korridoreve:
“PD kërkoi dje të dinte çfarë ishte bërë me kamerat e komisariatit. Në vend të një përgjigjie, Rama ka angazhuar makinën e propagandës, për të tërhequr vëmendjen nga fakti se Balla, Rraja dhe Bushi ishin aty kur Nuhut iu vu pistoleta në kokë.
PD njohu dje me denoncimet e oficerëve dhe punonjësve të SHKB, se drejtori Ardi Veliu kanë fshirë të gjithë kamerat e komisariatit të Fushë-Krujës, dhe ato të bizneseve përreth.
Ata u kërcënuan me tatimorë, banditë dhe armë. Sa herë u kapet një deputet në komisariat, kamerat ose fshihen ose prishen. Megjithëse u vunë në dijeni nga Nuhu, shërbëtoret e Ramës, nuk reaguan. Krimi mbrohet nga Qeveria, pasi mbahet në pushtet nga bandat.”