Nga Anri Bala
Ne presim drejtësi, por në fakt nuk ka ndryshuar asgjë, e me sa duket na duhet kohë të presim… deri kur të shohim, se diçka po ndryshon. A po harrova, tani prokurorët e gjyqtarët janë bërë më të “egër” me krimin e kriminelët, që nuk cënojnë askënd, e aq më tepër nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, por janë mall i mirë për tu mburrur, se po mbushim burgjet me “ngjala”!
Kjo nuk quhet drejtësi, por manipulim i opinionit dhe sot u binda plotësisht, se njerëzit në drejtësi, edhe ato të rinjtë, janë po aq të frikësuar, se ato të vjetrit me mentalitet dhe të të kuptuarit, se çfarë është drejtësia.
Postulati: “Të gjithë janë të barabartë para ligjit” është shprehja më tallëse dhe fyerse, e cila i’a ka dal të qëndroi për dekada në kryelistën e anekdotave në Shqipëri, të atyre që e kanë provuar drejtësinë, duke e qarë… nën lëkurën e hallexhiut, e të atyre që e kalojnë edhe sot, duke qeshur, edhe pse kanë bërë me mijëra për të qarë.
Ndaj, na bëni një nder që të “qeshim” dhe ne… ndërrojeni postulatin me: Njerëzit e politikës e “menderosin” drejtësinë, ndërsa hallexhiu pastron qelinë!
Prokurorja po më lë pa mend, kur shoh se si atë dhe instuticionin e saj, kolegë e kolege… i fyejnë e i shajnë si pa të keq, ose më mirë si ngahera në kohën e qoftëlargut, i kërcënojnë dhe i intimidojnë me emër dhe mbiemër dhe ajo hesht, a thua se kanë folur muret… me muret!
Si mund të hesht, të paktën për publikun, kur një anëtar i grupit Babole, pasi krijon një intrigë për të shantazhuar dhe intimiduar objektivin e radhës, del përpara publikut dhe deklaron, se e “çmontoi” prokurorinë dhe provat e saj?!
Si mund të hesht kur e kërcënojnë, se po nuk bëri drejtësi sipas dëshirës së tyre, populli i “tyre” do t’i nxjerrin zvarrë nga ato zyrë dhe kur të vijnë ato në pushtet, do përgjigjen për atë që nuk kanë bërë… padrejtësinë e tyre?!
Unë dyshoj se ka të drejtë…përderisa prokuroria heshti! U “kënaqa” sa trupi mu bë “kokrra kokrra”, me lajmin se “hallexhinjtë” e përdorur në intrigë do të arrestoheshin, kurse porositësit e krimit, do të lehin të pashqetësuar si të pafajshëm, për t’i mbrojtur poshtërsinë e tyre, pa patur asnjë frikë se do ndëshkohen. Ato që vetë i paguan dhe i mashtruan, duke shfrytëzuar hallin… pabuksinë e tyre, duke i bërë “fajtor viktima” si mall i turpshëm i drejtësisë tani do gjenin viktimën e radhës… një prokuror, disa prokuror.
A e patë Babolen e çoroditur, që përpos të gjitha të zezave që e kompletojnë si politikan, kishte dhe një shkarje psiqike me deklaratat e tij, të pakuptimta dhe kontradiktore kur shprehet, se i akuzuari i’u shmang hetimit edhe kur hetimit nuk i beson, e publikisht deklaron se verdiktin e drejtësisë e jep ai… si porositësi?!
Mirë e bënë që guxon, shpif, intrigon, dënon, jep pafajësi dhe pse jo kërcënon prokurorë e prokurore, duke i bërë të fajshëm sepse… nuk e ndalojnë, procedojnë dhe akuzojnë… kur publikisht i rëndojnë një mal me akuza, si shpifje, mashtrime, manipulime dhe gënjeshtra, pa i përmendur vrasjet dhe vjedhjet.
Dy deputetë kosovar janë në burg, vetëm se kërcënuan publikish prokurorinë e larguar të vendit të tyre! Dy deputet shqiptar, nga gjysma jonë, por me drejtësi që nuk trembet nga politika.
“Ah sikur të ishim pak “Kosovë”, se Europë kurrë nuk bëhemi, me frikën që u ka hyrë në palcë këtij sistemi totalisht të trembur dhe të kishim pak shtet ligjor, ku drejtësia të heq dorë nga mburrja, se po mbush burgjet me viktima e gjithfarë hallexhiu… në emër të “ligjit letër”.
Nëse do ishim pak “Kosovë”, e nëse janë të vërteta provat hetimore, se Babolet intriguan…Babalja është i pafajshëm, kurse fajtorët sot do ishin pas hekurave, duke kënduar këngën e “qelisë” dhe jo atë të “trimërisë”.
Nëse do ishim pak “Kosovë”, prokurorja duhet të njoftonte opinionin publik, se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, sipas provave dhe fakteve dhe të përdorte të padiskutueshmen, më të rëndësishmen… të drejtën e saj, për të na dhënë mesazhin, se “ligji po bëhet i barabartë për të gjithë”.
Arrestimi i hallexhinjëve të përdorur dhe lënia jashtë e “ustallarve” dhe “hjeksave” nuk është drejtësi, por pabesi ndaj qytetarëve dhe ligjit. Njerëzit duan para drejtësisë fajtorët dhe jo “punëtorët” me mëditje të politikës kriminale!
Bëhu e besueshme Arta Marku, mos u tremb nga tymi dhe boja, e as nga goja… që ha m*t!/Ekskluzive.al