Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka reaguar pas videos së publikuar sot në mediat online,ku deputeti i kësaj force, Ervin Salianji, shkëmben mesazhe perverse dhe erotike me shtetasen GD, gjatë seancës plenare në Parlamentin e Shqipërisë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ristani e quan skandaloze ngjarjen në fjalë.
“Skandaloze nese eshte e vertete, akoma me teper nese eshte e stisur. Nisur nga kjo bindje dhe kjo optike, ftoj aktoret dhe faktoret e kesaj ngjarje te ushtrojne te drejten e tyre ligjore ne funksion te zbardhjes se te vertetes.”, – shkruan Ristani. /