Një burrë 27-vjeçar ka rrëfyer për “The Sun”, historinë e tij me nënën e të dashurës së tij. Ai ka treguar se të dashurën e ka tradhtuar me nënën e saj, pas flirtit që i kishte bërë kjo e fundit në shtëpinë e tyre.
Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e tij të plotë:
Unë e dashuroj të fejuarën time, por kam zgjedhur një mënyrë të gabuar, duke pasur marrëdhënie me nënën e saj.
Isha i dehur dhe në atë kohë u ndjeva mirë, por tani ndihem tmerrshëm.
Unë jam 27-vjeçar, ndërsa e dashura ime është 25-vjeçare. Unë jam me të qe tre vjet, por nuk e kam takuar nënën e saj deri natën e kaluar.
E dashuria ime u rrit nga babai, pasi nëna e saj e la atë për një burrë tjetër. E dashura ime ishte pesë vjeçare në atë kohë dhe ajo thotë se ishte prekur shumë nga kjo.
Mamaja e saj, e cila është 42-vjeçare, u kthye në qytet në fillim të vitit të kaluar dhe u përpoq që të dilte me të dashurën time.
Në fillim, e dashura ime i tha asaj se nuk mund të ndodhte një takim mes tyre. Pastaj, babai i saj vdiq papritur dhe ajo vendosi se jeta është shumë e shkurtër për të qenë të hidhëruar. Ajo pranoi të takohej me nënën e saj dhe së shpejti ato u afruan shumë.
Ndërsa mbrëmë, e dashura ime ftoi nënën e saj jashtë në qytet për darkë dhe tha se mund të shkoja me të edhe unë.
Gjithçka shkoi mjaft mirë, por mamaja e saj më bëri shumë të shqetësuar. Betohem se ajo fliste dhe flirtonte me mua, por unë nuk u impresionova.
U kthyem në banesën tonë dhe e dashura ime nuk dukej mirë. I thashë asaj se duhej të shkonte dhe të shtrihej. Unë u ktheva në kuzhinë dhe nëna e saj insistoi që të hapnim një shishe uiski, që e kishte blerë si dhuratë.
Ishte marka ime e preferuar, kështu që unë nuk e refuzova.
Ne të dy u mbërthyem me pije alkoolike dhe përfunduam duke “tundur” krevatin, ndersa e dashura ime po flinte lart.
Në mëngjes kur u zgjuam, i thashë nënës së saj që të qëndronte e qetë për atë që kishim bërë. Ajo vetëm ma bëri me sy dhe tha: “Asnjë fjalë!”.
Ajo tani ka shkuar, por unë nuk jam i sigurt se ajo nuk do të flas për ate që ndodhi. Nuk mund të qëndrojë pa menduar për atë që kam bërë.
Përgjigjia e psikologes:
Nëna e saj duket si një person i rrezikshëm për të qenë rreth jush, por më mirë që e keni njohur.
Unë e kuptoj se pijet kanë luajtur një pjesë, por ju e keni tradhtuar të dashurën tuaj në mënyrën më të keqe të mundshme.
E vërteta e trishtuar është se ju nuk mund të pajtoheni me këtë.
Është e dashura jote ajo që më dhimbset më së shumti. Ajo ka humbur kohët e fundit babanë e saj dhe po kërkon dashuri nga një nënë e cila, sinqerisht, nuk po e luan aspak detyrën e nënës.
Por çfarë mund të bëni tani?
Ju nuk mund t’i tregoni të dashurës sesi u soll nëna pa i treguar asaj se si e ke tradhtuar, ndonëse e urrej mendimin e të dashurës tënde që ende i beson nënës së saj pas gjithë kësaj.