Çështja e parave është një tjetër telash i madh për Lulzim Bashën. Mbase Basha është gati të çojë në burg Salianjin për montimin e audio-përgjimit, por për burimin e parave duhet të japë llogari vetë para drejtësisë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është kapur sërish me para të pista, ashtu siç u kap duke lobuar në SHBA, me para që nuk i deklaroi në KQZ. Për montimin e telenovelës ‘Babale’, me disa aktorë, janë paguar 200 mijë euro, vetëm për Albert Veliun, i njohur si ‘Babalja’, dhe kunatin e tij, Alfred Alizoti.
Por, për të luajtur filmimin e SHQUP janë paguar edhe aktorë të tjerë, sipas roleve. Pagesat janë zbardhur nga përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokuroria ka përgjuar aktorët e Bashës për 60 ditë me radhë, duke nxjerrë në shesh të vërtetën.
Pyetja që lind natyrshëm është: Kush i ka paguar 200 mijë euro për ‘Babalen’ dhe kunatin e tij? Nga burojnë këto para? A janë para droge apo para korrupsioni, që vijnë që gjatë kohës kur qeveriste PD? I kanë paguar oligarkët, vetë Basha nga xhepi dhe sekserët, që i kishte pranë kur ishte në Bashkinë e Tiranës?
Çështja e parave është një tjetër telash i madh për Lulzim Bashën. Mbase Basha është gati të çojë në burg Salianjin për montimin e audio-përgjimit, por për burimin e parave duhet të japë llogari vetë para drejtësisë./Pamfleti