Prokurorët e dosjes CEZ i kërkojnë policisë të gjejë Nuel Kalajn personin e përfolur si negociator i privatizimit të OSSH në CEZ shpërndarje gjatë qeverisë së ish kryeministrit Berisha. Ai nuk i është përgjigjur dy fletthirrjeve të dërguara në një adresë të tij në Tiranë dhe në këto momente është kërkuar shoqërimi i tij i detyruar. Por Kalaj prej disa kohësh rezulton se është jashtë shtetit.
Kjo ka bërë që juristi Romeo Karaj, i cili kërkon me çdo kusht të zbardhet afera CEZ të shpërthejë në zemëratë ndaj Prokurorisë:
Postimi i plotë i Romeo Karajt:
Prokuroria sot kerkon Nuelin.
Kerkon gjithandej prokuroria, por vetem aty ku eshte ai, nuk e kerkon.
Kjo farse u be vertet bajate.
Po kryebanditin Sali Berisha, kur do e therrase prokuroria?
Por urdher-arrestet per keta qe vjedhin qindra milione euro, kur do t’i leshoje prokuroria?
Azgje nuk ka ndryshuar.
Kjo prokurori eshte e molepsur deri ne qelize.
Kjo prokurori ka rene ne derexhene sa meriton te vetearrestohet e tera.
Sa me shume kalon koha pa u arrestuar Berisha me shoke, dhe pa u sekuestruar pasurite e tyre, aq me teper bindem, se me qellim, po shkaterrohet integriteti i ketij procesi.