Me guroret e tij, ka zhdukur 12 lapidarë dhe 15 baza e vende historike të luftës
Gjatë piknikut në malet e Skraparit, Ilir Meta, i veshur si punëtor guroreje, zhvilloi edhe një ceremoni përkujtimore, në lapidarin e lënë shkretë, kushtuar 17 heronjve, të vrarë më 20-26 janar 1944, në betejën e Tendës së Qypit.
Për t’u hequr si shetar që nderon luftën dhe “popullor” para katundarëve të tij, rreshtoi kryetarin e Bashkisë Skrapar, Nesim Spahiun, dhe 6 zyrtarë LSI-stë, ku pozoi para lapidarit e bëri disa forografi për mediat, për faqen zyrtare presidenciale dhe “FB”, të cilat i publikoi, pa u tharë boja e varakut, me të cilin shkroi emrat e heronjve.
Mund të të duket koiçidencë emërtesash e faktesh, por hajduti i “qypit” të floririt shkoi vendosi lule “nderimi”, në lapidarin e 17 heronjve të Tendës së Qypit, ndërkohë që me guroret e tij ka zhdukur 12 lapidarë dhe 15 baza e vende historike të luftës. /Pamfleti