Politikani Andreas Winhart, i partisë populiste gjermane AfD, me fjalimin e tij për kandidaturës si deputet i shtetit të Rosenheimit ka përcjellë një qasje raciste ndaj shqiptarëve dhe njerëzve me ngjyrë.
Sipas një artikulli të ‘Merkur’, Winhart ia ka quajtur shqiptarët dhe kosovarët hajdutë ndërsa azilkërkuesit që vijnë nga Afrika si bartës dhe përhapës sëmundjesh.
Kush nuk dëshiron që shqiptarët dhe kosovarët në të ardhmen të vijnë si ndihmës mjekë në shtëpitë tuaja dhe “të pastrojnë” dhomat tuaja atëherë ju bashkohuni partinë AfD. Unë duhet ta di, kur fqinji im neger puthet ose teshtin, a është i sëmurë ose jo?
Andreas Winhart
Deklaratat e tij janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale duke marrë kritika, ndërsa një reagim ka ardhur edhe nga qëndra shëndetësore e Rosenheimit, të cilët kanë hedhur poshtë pohimet e Ëinhart se azilkërkuesit kanë përhapur epidemi në qytet.