Si gjithmonë, Vasali i çoroditur, sot i ka kaluar kufijtë duke folur në emër të popullit, që qenka mërzitur për Babalen, sepse babalja është aktor origjinal dhe ka kërkuar prangosjen e Ramës, sepse sipas Vasalit kishte thënë se përgjimi ishte inskenim.
Mirëpo Vasali, si specialist i teknikave eksperimentale, nuk beson se duhet ta bënin teknikët e tij si ajo e videos Meta-Prifti, e ekspertuar nga amerikanët dhe FBI si autentike dhe na doli e manipuluar nga specialistët e LSI, një teknik bravash, një kambist dhe një elektriçist.
Këto teknika beson Vasali i pacipë e që qytetarët e dinë të vërtetën, e që leh çdo ditë, sepse lehja akoma është e lirë, por jo kur kërcënon kryeprokuroren që fjala zorrë qorre e Edi Ramës, nuk ka asnjë dallim me Laviren e Bulevardit të pikës së dobët të Presidentit të tij.
Akuzat si bashkëpuntore me krimin, puçiste dhe kërcënimet që do përgjigjesh rëndë, të bëra publikisht, duhet të ndëshkohen, që qentë ta kuptojnë, se deri ku e kanë zinxhirin e lirë.
Ndaj prokuroria të mos hesht nëse duam shtet. Kur i’u qëllojnë ju në surrat si përfaqësues të pushteteve, ne na vënë shkelmin në grykë, këto maskarenjë që nuk ndëshkohen.
Ja fyerjet e Vasali pa asnjë provë dhe fakt
“Prokuroria zorra qorre e kryeministrit puç kunder popullit, qe do ti trajtoje te dy si puçiste.
Shqiperia po perballet haptazi me nje puç te qeverise dhe kryeministrit te krimit kunder drejtesise, kunder sigurise vetiake dhe te drejtave e lirive minimale te qytetareve,hapur ne mbrojtje te krimineleve dhe banditeve.
Prokuroria e shnderruar ne zorren qorre te kryeministrit eshte tashme haptazi bashkepjesmarrese dhe instrument i puçit.
Kryeministri bandit tashme edhe kryeptokuror ka sekretare Arta Markun, qe vetem zbardh vendimet e tij,duke marre pergjegjesi penale dhe publike shume te renda mbi vete.
Arta Marku nuk shpeton dot as sot as kurre nga pergjegjesia shume e rende e bllokimit te marrjes i pandehur te Edi Rames, qe gjoja beri ekspertizen e audiopergjimit te Agron Xhafes kater muaj para saj.
Perpara ketij puçi populli nga sot ka te gjithe te drejten ta godase kryeministrin dhe kryeprokutoren si ta gjykoje ai dhe gjyqi i tij eshte pa shpetim,legjitim dhe i pashmangshem.
Edi Rama dhe Arta Marku duhet ta kane shume mire parasysh gjykimin e popullit, qe per kushtetute ka vullnetin e tij per te asgjesuar puçin, qe po i behet lirise se tij.
Puçistet perjetesisht dhe pa asnje perjashtim kane pasur te njejtin fund tragjik te njejte.”/Ekskluzive.al