Sipas ekspertëve kryesor të tregut të këmbimit valutor, arsyeja kryesore e zhvlerësimit të euros në tregun vendas janë vëllimet shumë të ulëta tregtare gjatë këtij muaji. Ata argumentojnë se për shkak të qarkullimit të ulët të monedhës vendase në treg, leku është bërë më i shtrenjtë në raport me euron. Sipas aktorëve kryesor të tregut, muaji tetor njihet si një muaj i vdekur për tregtinë, ku në përgjithësi bizneset shënojnë qarkullimin minimum të gjithë vitit.
Megjithatë, përveç qarkullimit të ulët të lekut dhe lënien e tregut të lirë nga BSH, ekspertët shtojnë se në zhvlerësimin e lekut ndikim psikologjik kishte edhe emetimi i Eurobondit nga qeveria.
Sipas bankave të nivelit të dytë në vend shumë investitorë ishin në pozicion të hapur për të investuar në Eurobond, dhe një pjesë e tyre pas emetimit kanë konvertuar fondet nga valuta në lekë.
Monedha e gjelbër e ka nisur javën e stabilizuar në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar është këmbyer me 109.36 lekë, rreth 0.08 pikë më shumë se një ditë më parë./Monitor