Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho ka reaguar pas videos së publikuar në emisionin Opinion dhe për fyerjet që gazetarët në panel i drejtuan deputetit Salianji. Ai e cilëson të turpshëm reagimin e gazetarëve dhe analistëve të njohur si Lorenc Vangjeli dhe Mustafa Nano, duke e fyer dhe duke i thënë ‘idiot’ deputetit të PD, Ervin Salianji.
Po tani çfarë do thonë zarbot dhe prapanicë lëpirësit e qeverisë? Para paska ofruar maxhoranca dhe Ardi Veliu me Taulantin.
Pame fakte skandaloze për prokurorinë e Artes dhe Donikes e cila është rreshtuar si prokuroria e Rrapi Minos për të mbrojtur partinë dhe Edi Ramën. Të turpshëm tre “gazetarët” të cilët, si ndrikulla të Rilindjes, pa argumente dhe me fjalor banal e fyes u përpoqën të denigronin Salianjin kur ai paraqiste fakte dhe të vërteta të pakundërshtueshme.
Të tjerë që ishin aty nuk reaguan por u sollën si shërbëtorë të përjetshëm të qeverisë. Na e paraqitën Alizotin si kunatin e Babales por ai qenka vetëm i njohur i tij. A e kuptoni sa poshtë kemi rënë dhe sa tragjike është gjendja.
Shumica e televizioneve, analistëve, emisioneve gënjejnë pa turp, merren me “hollësira” të pa rëndësishme dhe kundërshtojnë provat që Edi Rama dhe taborri ka inskenuar një aktor për të humbur gjurmët. Po tani farë do thonë kur aktori pranon aktrimin ngaqë i është ofruar shpërblim nga Ardi Veliu dhe Taulanti?
Ngrihuni një herë të vetme kundër padrejtësisë dhe fshehjes së të vërtetës. Një ditë zjarri do vijë edhe tek bytha juaj por do jetë vonë.
Pasi Ervin Salianji publikoi videon e fshehtë ku Fredi Alizoti thotë se është detyruar nga drejtori i policisë Ardi Veliu të thotë se ishte zëri i tij, ai i Geron Xhafës në denoncimin e “Babales” analisti Mustafa Nano ka shpërthyer ndaj deputetit të PD.
“Ça është kjo? Çfarë provon kjo? O koqe kandari po të perdorin, do shkosh në burg”, i tha Muç Nano i revoltuar Salianjit i cili gjithashtu nuk ka kursyer fyerjet.
“Është një idiotesi e madhe more”, përforcoi Lorenc Vangjeli.