Çmontimi i “Babales 1” dhe “Babales 2”, të montuara në zyrat e SHQUP, duket se ua ka humbur durimin demokratëve.
Duke qenë se PD u investua fuqishëm në këto dy çështje dhe ato dolën të jenë të montuara, demokratët ndjehen të zhgënjyer dhe të tallur nga Lulzim Basha.
Ndaj dhe kërkojnë largimin e tyre.
Një prej tyre, ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi, që ngriti peshë demokratët muaj më parë, shkruan si më poshtë:
“Mediokrit e burokratet mendojne, flasin (edhe gjera te drejta), por nuk japin zgjidhje, se nuk e dine cfare eshte aksioni politik.
PD eshte e mbushur plot me te tille, sidomos ne nivelet e larta drejtuese, keta flasin e flasin por harrojne se zgjidhjet nisin me fjale dhe perfundojne me vepra.
Largimi i Lulit eshte e vetmja levizje, per te cliruar opoziten dhe rrezuar Ramen.
Cdo vonese i konsolidon ata bashke ne llumin e tyre. Ky eshte nje kryetar jo-legjitim.
– Manipulon voten per tu zgjedhur (nga 20% shkruan 65%).
– Shkel cdo rregull statutuor, emron antare e kryesise PDSH si do vete, deri ne hartimin e nje liste me 140 deputet pa asnje konsultim.
– Vendos kriter absurde per kryetarin e seksionit pse ka renie me 1% dhe nuk ik vete kur humb thelle dhe bie me 10%.
– Po shkaterron strukturalisht PD dhe po demotivon cdo demokrat.
– Deshton cdo aksion politik dhe degradon cdo proteste per rrezimin e nje qeverie skandaloze, genjen demokratet cdo muaj me nje sajese te re, nga “Cadra”, “Babalja”, dhe se fundmi me “Shtatorin e protestatve”
-Dje deklaroi se Edi Ramen do e rrezojme me vote!
Demokrate mos prisni as burokratet medioker te PD dhe as Lulin e Sorrosit, te cohemi, nje rruge e dy pune, te clirojme PD dhe te shporrim Ramen me 8 dhjetor.
Shqiptaret po presin, perndryshe do jemi spektator te braktisjes se ketij vendi.”