Eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstain me anë të një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se raporti i Shqipërisë u votua nga komiteti i jashtëm i Parlamentit Europian.
Sipas Flekenshtain, ky është një sinjal i rëndësishëm për partnerët shqiptarë që të vazhdojë reformat me sukses në mënyrë që të fillojnë negociatat 2019.
Dje, raporti im i Shqipërisë u votua në komitetin e jashtëm të Parlamentit Evropian.
Jam shumë i kënaqur që raporti u miratua nga një shumicë dërrmuese. Sinjal i rëndësishëm për partnerët tanë shqiptarë që të vazhdojnë reformat me sukses në mënyrë që të fillojnë negociatat 2019.