Nëpëmjet një njoftimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka zbuluar dokumentin për kazinotë elektronike.
Ai shkruan se u nis për parlament, ligji për ndalimin e basteve dhe kazinove elektronike dhe ligji për kufizimin e kontakteve të të dënuarve me botën brenda e jashtë burgut.
“Beso dhe kontrollo
U nisën për parlament ligji për ndalimin në 31 dhjetor të basteve e kazinove elektronike dhe ligji për kufizimin maksimal të kontakteve të të dënuarve për krim të organizuar me botën brenda e jashtë burgut po e po,” shkruan Rama.