Uragani Michael ka mbërritur në SHBA dhe autoritetet kanë urdhëruar banorët që tashmë udhëtimi për tu larguar nga zonat e goditura ka mbaruar.
“Nëse jeni në një zonë bregdetare qëndroni në shtëpi, koha e evakuimit ka mbaruar”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga autoritetet.
Edhe guvernatori i Floridas, Rick Scott ka bërë një deklaratë duke sqaruar që stuhia tani është në një fazë të rrezikshme dhe evakuimi është i pamundur.
Uragani tani ka kaluar në kategorinë 4 (nga 5) dhe është në një shkallë të rrezikshme, teksa prek tokën.
Erërat kanë arritur shpejtësinë 160km/orë dhe më pas stuhia duhet të spostohet edhe në Georgia, Carolina e Veritu dhe e Jugut.