Pas djalit të presidentit amerikan Donald Trump Jr, dhe gruas së tij Vanesa Trump, këtë herë kërcënimi mbërriti në derën e ish-presidentit të SHBA-vë Barack Obama.
24 orë më parë një “substancë e bardhë” u dërguar në zyrën e Trump Jr dhe 24 orë më pas një pako e ngjashme ka mbërritur edhe në zyrën e ish-presidentit Obama, shkruan ‘Daily Mail’.
Pas këtij incidenti policia në Washington DC ka nisur hetimet lidhur me substancën e bardhë, ndërkohë shefi i zjarrëfikësëve të qytetit Edward Smith tha se substanca ishte dërguar në një letër nga Hong Kongu dhe mendohet se nuk është e dëmshme.
Nuk është e qartë nëse Obama ndodhej në zyrë në atë kohë. Incidenti vjen një ditë pasi një substancë e bardhë ju dërgua gruas së Donald Trump Jr. në New York, bashkë me një letër kërcënuese.
Vanessa Trump u dërgua në spital pasi hapi letrën dhe gjeti pluhurin e bardhë, i cili rezultoi i padëmshëm.