Ka shkuar në 9 bilanci i viktimave të shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që kanë përfshirë Majorkën në orët e fundit.
Lajmin e bën të ditur El Paris, që shkruan se gjashtë të tjerë rezultojnë të zhdukur, tre të plagosur dhe më shumë se 200 banorë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre.
Mes viktimave edhe dy turistë britanikë.
Autoritetet e ishullit kanë vënë në dispozicion 80 ushtarë dhe shtatë mjete në shërbim, në vendet më të goditura dhe më shumë se 300 infermierë janë në punë që nga nata e djeshme.
Në të paktën tre qytete të ishullit janë mbyllur shkollat dhe qindra persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, duke u strehuar të një pallati sporti.
Sipas shërbimit meteorologjik spanjoll, dje në disa zona të Majorkës ka rënë 22 centimetra shi në katër orë. Për sot është parashikuar sërish shi në të gjithë pjesën lindore të Gadishullit iberik. Në Twitter kryeministri Pedro Sanchez i quajti ‘shkatërruese’ përmbytjet.
(da.xha/BalkanWeb)