Gazetari investigativ Artan Hoxha zbuloi se kush është personi që filmoi Fredi Alizotin, në video-përgjimin e publikuar nga Ervin Salianji mbrëmjen e djeshme.
Sipas të dhënave të gazetarit bëhet fjalë për Florenc Hoxha, ish-kreu i Policisë Bashkiake në Tiranë, në vitin 2011-2015.
“Florenc Hoxha është personi tjetër që ka intervistuar Fredi Alizotin, është me lidhje në PD, ish-polic. Në një vend me kaq shumë halle dhe skandale, harxhohet gjithë kjo energji me një histori të sajuar.
Ne shajmë arbitrin që është Prokuroria”,- u shpreh Hoxha