Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbuluar çfarë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në emisionin e Blendi Fevziut, ku prokuroria ka zbarkuar për të sekuestruar videon e re të publikuar nga deputeti demokrat, Ervin Salianji, mbi çështjen ‘Babale’.
Hoxha tha se me të mbërritur prokurorët të gjithë njerëzit janë shpërndarë.
“U shpërndanë njerëzit, se i kemi parë të dy. Prokuroria na ka kapur në makinë. E mori zv. Prokurori i Krimeve të Rënda, që dua të sekuestroj videon që sapo ka dalë. I them Fevziut që ti s’ke video, se videon e mori me USB Salianji. Ata s’mund të marrin emisionin, se aty ka edhe zëra të tjerë. Se ajo video po u çua për ekspertizë, do thonë aty ka shumë zëra të tjerë.
Duke mos qenë pajisja origjinale, ti s’çon kampionin e duhur atje matanë. Kjo video është e sigurtë që është problematike, se zëri nuk është origjinal, dhe e montuar. Video del me timecode, këtu nuk doli. Prokurorin e shajnë nga nëna e nga motra…”, tha Hoxha në Report Tv.