Pas barazimit pa gola me Jordaninë në “Elbasan Arena”, trajneri u shpreh se nuk ka asnjë fjalë për lojtarët që zbritën në fushën e lojës, duke u shprehur se lojtarët dhanë maksimumin dhe zbatuan urdhrat.
Sa i përket lënies në stol të Hysajt, ai u shpreh se e bëri këtë zgjedhje pasi futbollisti ka zhvilluar shumë ndeshje me Napolin dhe është i lodhur.
“Hysaj vinte me shumë minuta në këmbë me skuadrën e Napolit dhe e lash pushim”, tha Panucci.
I pyetur nëse do të ketë ndryshime me Izraelin, trajneri u shpreh se ka edhe 4 ditë kohë për ta përgatitur, duke mos thënë asgjë për futbollistët me të cilët do të zbresë në fushën e lojës.