Fotaq Filipeu, lindi nё Leusa tё Pёrmetit nё 15 dhjetor 1915, mёsimet e para pёr violinё do ti merrte nё Janinё dhe mё pas nё Konservatorin e Athinёs, ku diplomohet shkёlqyeshёm pёr violinё e dirizhim dhe nё vitin 1937 do tё cilёsohet si njё ndёr violinistёt mё tё mirё tё vitit. Kthehet nё Shqipёri nё vitin 1938, ku do tё jepte mёsim nё gjimnazin e Tiranёs dhe e shohim aktiv nё jetёn koncertale tё kryeqytetit.
Nё vitin 1939-1940 pushohet nga puna pёr veprimtarinё e tij si nacionalist e antifashist e mё vonё do ta shohim si mёsues violine nё Normalen e Elbasanit dhe dirigjent i korit tё kishёs ortodokse tё kёtij qyteti. Nё janar tё vitit 1945 dёnohet nga sistemi komunist me burgim tё pёrjetshёm pёr agjitacion e propagandё, ku do t’i kthehet nё 25 vjet duke i kaluar nё burgjet e Burrelit e tё Kavajёs e nga ku do tё dalё pas 16 vjetёsh. Nё vitet 1960-1961 fillon punё nё qytetin e Lushnjёs si instruktor i muzikёs pranё Shtёpisё sё Kulturёs sё rrethit merret me hapjen e kurseve pёr instrumentat muzikorё me amatorё nga qyteti dhe kurset dy mujore nё fshatin Kolonjё tё Lushnjёs me punonjёsit e vatrave tё kulturёs tё rrethit pёr instrumentat e violinёs, fizarmonikёs e klarinetёs e mё pas e shohim si mёsues muzike pranё shkollёs ”Kongresi” e dirigjent nё estradёn profesioniste.
Ai hedh bazat e para pёr konsolidimin e orkestrёs, ku instrumentistёt qё do tё dilnin nga dora e tij do tё merrnin pjesё nё premierat e estradёs profesioniste, nё koncertet e shtёpisё sё pionierit, nё festivalet pёr fёmijё e pёr tё rritur qё do tё organizoheshin nё vitet nё vazhdim si dhe nё formacionet muzikore tё qytetit, tё grupeve amatore tё shkollave dhe ndёrrmarjeve, ku nё kёto vite filluan tё krijoheshin ansamble me grupe valltarёsh e grupe korale. Nё vitin shkollor 1966 do tё hapet pёr herё tё parё klasa e muzikёs, ku profesor Fotaqi do tё jepte mёsimin e volinёs e tё solfezhit.
Nxёnёsit qё formuan klasёn e violinёs ishin, Teki Libohova, Alfred Dhamo, Nikoleta Mati, Dalina Vila, Pellumbesha Shkurti, Adriatik Hatellari, Frida Guga, Aishe Jaçellari, Edmond Doko, Ylli Yzeiri, Jolanda Tufa, Xhemal Kruja e Sokol Voshtina etj. Me kёta fёmijё ai do tё realizonte ёndrrёn e tij pёr tё lёnё gjurmё nё historinё Lushnjёs duke bёrё njё punё kolosale e cila do tё jepte frutin e vet.
Orkestra frymore e qytetit tё Lushnjёs pas njё pune intensive u paraqit nё koncertin e saj tё parё nё 5 maj 1968 me katёr marshe nga repertori i muzikёs patriotike e partizane ku interpretuan 23 instrumentistё, tё cilёt do tё pёrbёnin formacionin bazё tё fanfarёs sё qytetit e kёta do tё ishin instrumentistёt : Dajlan Begolli, Xhevit Alla, Kurt Beqiri, Rudak Ismaili e Thanas Gramatiko[klarinetё], Tahir Beqiri, Kujtim Qёndro, Huso Demi, Haki Voshtina, Jovan Bizhyti e Flamur Shabani [trombё] Pajtim Malasi e Andon Cauli [flikorno], Nesti Qirici[tenor], Agim Sherifi[bariton], Ylber Lame e Edison Lipe[flaut], Maksim Kulla e Albert Mati[trombon], Naun Prifti [grandcasa], Aqif Kiptiu [bastubb].
Nё vitin 1971 ai do tё jetё dirigjent nё festivalin e parё tё kёngёs pёr fёmijё i cili do tё vazhdonte edhe me festivalin e dytё, njё arritje e meritё e profesor Fotaqit, qё i shtoi vlerat qytetit tё Lushnjёs e mё pas do tё dilte nё pension e ndoshta edhe nga rrethanat e kohёs u tёrhoq nё qetёsinё e vet, kur kishte energji pёr t’a vazhduar profesionin, por ato vite do tё ishin nga mё tё vёshtirat pёr sektorin e artit e tё kulturёs ku mjaft artistё e shkrimtar morёn goditje nga i ashtuquajturi Pleniumi i katёrt dhe kёshtu pёrfundoi kariera artistike e kёtij muzikanti qё medoemos duhet tё zёrё vёndin qё i takon nё enciklopedinё e artistёve Shqiptar.
Ai vdes nё qytetin e Lushnjёs nё vitin 1992 duke lёnё gjurmё tё thella nё kёtё qytet dhe pёr atё ç’ka thamё deri tani pёr profesorin e nderuar Fotaq Filipeu arsyetojmё se ardhja e tij nё Lushnjё ndoshta e pengoi nё njohjen e tij nё shkallё kombёtare, por pёr atё ç’ka ai na dhuroi ishte njё shans, pasi pa tё historia e zhvillimit muzikor nё Lushnjё do tё ishte e vakёt. Me potencialin e tij ai do tё shёrbente si njё start i fuqishёm pёr zhvillimin e lёvizjes muzikore nё rrethin e Lushnjёs e cila vazhdimisht do tё pёsonte ndryshime si nё fushёn e krijimtarisё, ashtu edhe nё atё tё interpretimit. Bashkia e Lushnjёs duke vlerёsuar kontributin e tij me vendim nr.77, dt 12.12.2006 vendosi t’i akordojё titullin ”Qytetar Nderi” dhe me vendim nr. 63, dt 17.11.2009 vendosi tё emёrtojё njё nga rrugёt e qytetit me emrin”Fotaq Filipeu”./Konica.al/