Teksa BE kërkon listë me të arrestuar, duket se ka nisur dhe puna për të shkuar te shembulli kroat. Dje mbërriti në Tiranë drejtori i Përgjithshëm në Komisionin Europian, Christian Danielsson, i cili ka dhënë ultimatum për të luftuar korrupsionin dhe ngritur organet e reja të drejtësisë.
Dihet që Kroacia arrestoi ministra, deputetë e madje kryeministrin dhe sinjalet janë se do jetë i njëjti shembull.
“Seminari i sotëm është hartuar në mënyrë të tillë që të nxirrni sa më shumë mësime për përvojën që kaloi Kroacia. Një përvojë e suksesshme. Duke parë përvojën e fundit të Kroacisë mendoj se kemi mundësinë më të mirë për të identifikuar mënyrat më të duhura të Shqipërisë për të forcuar administratën e vet. Ne mund të mësojmë prej përvojës së grupit të Kroacisë dhe të mësojmë se si të vendosim prioritetet dhe se si mund të veprojmë në këtë proces të ndërlikuar”, tha ai.