Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar sërish në emisionin “opinion” për të folur në lidhje me çështjen “Babale”, pasi ai publikoi videon me Fredi Alizotin ditën e djeshme.
Por duke folur për çështjen në fjalë debati është tensionur me analistin Lorenc Vanngjeli, i cili tha se ky “është muhabet çuna lagjesh”. Por ka marrë përgjigjen e ashpër të Salianjit, i cili i është kthyer: “për muhabet çuna lagjesh dalim aty jashtë.
Ervin Salianji deklaroi se tërhiqet nga politika nëse akt-ekspertiza britanike nuk thotë se zëri i Geron Xhafës është i ngjashëm me zërin e Agron Xhafës në audio-përgjimin e publikuar nga opozita.