Disa media ditën e djeshme sulmuan kryeministrin Rama për një premtim që sipas tyre ishte i pambajtur. Bëhej fjalë për premtimin e një viti më parë ku në në Fshatin Valikardhë të qarkut të Dibrës, kryeminstri Edi Rama i premtoi fermerëve atje se do ti ndihmonte me problemin e vaditjes. Sipas disa mediave pranë PD-së, ky ishte një premtim i pambajtur.
Por, si qëndron e vërteta?
Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka bërë publike sot dokumentat ku tregon se në fakt ky është një premtim i mbajtur për 80 familjet e këtij fshati. Peleshi thekson se në datën 26 korrik 2018, Bashkisë së Bulqizës i është kaluar fondi prej 2.8 milionë lekë në zërin “Fond për investime për ujitje dhe kullim”, për rehabilitimin e kanalit ujitës Koziak – Valikardhë. “
Postimi i plote i Peleshit:
Skema e ujitjes në Fshatin Valikardhë të Qarkut Dibër, gati për sezonin e ri të vaditjes. Sikurse shihet në dokumentin e aktit normativ pë rishikimit të buxhetit, miratuar në Këshillin e Ministrave në datën 26 korrik 2018, Bashkisë së Bulqizës i është kaluar fondi prej 2.8 milionë lekë në zërin “Fond për investime për ujitje dhe kullim”, për rehabilitimin e kanalit ujitës Koziak – Valikardhë.
Në mbledhjen e parë mbas aktit normativ të Këshillit të Bashkisë Bulqizë më 6 shtator 2018 është konfirmuar destinacioni i fondit dhe në datën 26 shtator është ngarkuar në sistem urdhëri i prokurimit me të njëjtin objekt.
Kjo skemë është një premtim i mbajtur i Kryeministrit që do i shëbrejë 80 familjeve në fshatin Valikardh të Njësisë Administrative Koziak në Dibër. Sipërfaqja e ujitshme e rehabilituar shkon deri në 100 ha tokë.”, shkruan Peleshi në Facebook./Lexo.al