Mbrëmjen e djeshme ndër të fuarit në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili ishte ftuar për të dhënë më shumë sqarime në lidhje me pretendimet për një video të publikuar një natë më parë.
Mbrëmjes e së martës në “Opinion” Salianji publikoi një video, ku ngriti pretendimet se Fredi Alizoti, njeriu për të cilin thuhet se ka interpretuar zërin e Agron Xhafajt në audio-përgjimin “Babale”, është shoqëruar në prokurori nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
I ftuar në studio, analisti Lorenc Vangjeli ka ironizuar Salianjin, në lidhje me një natë më parë, ku deputeti i Lulit ja mbathi nga Tv Klan, sapo mësoi që prokurorët ishin nisur për të marrë videon.
Referuar deklaratës së Taulant Ballës, i cili tha se “Salianji ja mbathi me vrap”, Vangjeli ndërsa ironizonte Salianjin, u shpreh “nuk iku me vrap por me makinë”.
LEXO EDHE: Ekskluzive-Video-skandali i publikuar nga Salianji/ Ja kush realizoi përgjimin e Alizotit
Në fakt Salianji, aq shpejt iku sa mund të kapte rekordin prej 43.56 km në orë.
Tani krahasimin mund ta bëni vetë. Sa shkon shpejtësia e vrapit dhe sa shkon shpejtësia e një Range Rover. Një njeri me vrap mund të bëjë maksimumi 43.56 km në orë, ndërsa një Range Rover arrin mbi 200 km në orë.
Por, gjatë emisionit të mbrëmshëm kishte edhe një detaj. Salianji nuk ka arritur ta fshehë dot nervozizmin e tij dhe gjatë emisionit i dridheshin duart.
Një detaj i tillë u vu në dukje nga Lorenc Vangjeli, i cili i thoshte shpesh “Pse të dridhen duart me dokumentet në dorë”./CNA.al