Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Opinion”, për të folur në lidhje me një video, të cilën e bëri publike një natë më parë, në po të njëjtën studio.
Në videon e publikuar mbrëmjen e së martes në “Opinion”, Ervin Salianji pretendon se Fredi Alizoti, njeriu për të cilin thuhet se ka interpretuar zërin e Agron Xhafajt në audio-përgjimin “Babale”, është shoqëruar në prokurori nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Por, pikërisht në lidhje me këtë video, Salianji është kapur “mat”.
Nga studio e “Opinion”, analisti Lorenc Vangjeli nxori zbuluar Salianjin, i cili u kap duke gënjyer. “Meta tha për Bashën genjen dhe për orën, ndërsa Salianji genjen për ditën. 1 qershori nuk është ditë e dielë”-tha ndër të tjera Vangjeli.
Por, kujtojmë këtu se Ervin Salianji në dy ditë ka ngritur pretendimin se Alizoti është shoqëruar në prokurori ditë të dielë, pra ditë pushimi dhe po ashtu ngrinte pretendimet për gazetarin Olldashi dhe avokatin e tij që kishin shkuar në prokurori ditën e dielë. Ndërkohë, sipas kalendarit 1 qershori nuk i bie ditë e dielë, por rezulton ditë e premte./CNA.al