Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka vlerësuar raportin na komisioneri për të Drejtat e Njëriut Dunja Mijatović.
Bushati u shpreh se: “Raporti i saj për të Drejtat e fëmijëve dhe njerëzve me aftësi të kufizuara në Shqipëri na ndihmon shumë në përpjekjen, betejën tonë për nje Shoqëri të Drejtë që kujdeset për qytetarët.”
Postimi i plotë
RAPORTON KOMISIONERI PËR TË DREJTAT E NJERIUT DUNJA MIJATOVIĆ.
Sot në Komitetin e Politikës & Demokracisë kemi mundësinë të pyesim, dëgjojmë dhe mbështesim Komisioneren në Misionin e saj te vyer për Keshillin e Europës dhe vendet tona.
Në diskutimin tim e falenderova dhe vlerësova Komisioneren që vizitën e parë -menjëhere pas zgjedhjes së saj- e kreu në Shqipëri këtë Maj.
Raporti i saj për të Drejtat e fëmijëve dhe njerëzve me aftësi të kufizuara në Shqipëri na ndihmon shumë në përpjekjen, betejën tonë për nje Shoqëri të Drejtë që kujdeset për qytetarët.
Mazhoranca jonë e Majtë ka ndërmarrë një grup masash të kordinuar për të adresuar sfidën tonë të përbashkët për Progres dhe Drejtësi si një shoqëri në zhvillim.
Komisoneri Mijatović vlerësoi veçanërisht disponibilitetin dhe mënyrën e hapur me të cilën u mirëprit nga Kryeministri Edi Rama dhe të tërë autoritetet përkatëse në vizitën e saj disa ditore në Tiranë dhe në Shkodër.