Sipas informacioneve nga policia Kosovare, sot Alberti Veliu i quajturi Babale, i është refuzuar e drejta e azilit, sepse nuk plotëson kriteret dhe motivet e kërkesë së tij.
Pas kësaj autoritetet policiore kanë zbatuar kërkesën e prokurorisë shqiptare për arrestimin e tij, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtarë, nga autoritetet e vendit të origjinës, për disa vepra penale.
Pritet që të fillojnë procedurat e ekstradimit të tij, që shumë shpejt të përballet me drejtësinë shqiptare për tu hetuar dhe provuar ato që ka deklaruar./Ekskluzive.al