Bota e futbollit është tronditur nga humbja e jetës së mesfushori me origjinë shqiptare, Labinot Harbuzi. Ai ka ndërruar jetë paraditen e sotme dhe ngjarja është konfirmuar dhe nga babi i tij.
Ai u transportua me ambulancë në spital, por nuk arriti të shpëtonte. Karriera e Harbuzit ishte tepër e pasur, teksa u aktivizua me klube si Fejnord, Ekselsor, Malmo, Genclerbirlig, Nanisaspor, Syrianska dhe së fundi ishte pjesë e Malaka Junajtid,
Së fundmi pejani ka qenë pjesë e futbollit të Malajzisë ku u aktivizua me klubin Melaka United.
Gjatë karrierës së tij, Harbuzi ka luajtur edhe për grupmoshat e Suedisë.