Interpelanca mes ministrit Arben Ahmetaj dhe deputetit socialist Erion Braçe është shoqqruar me tensione. I irrituar në foltore se nuk ka marrë një përgjigje prej 8 muajsh lidhur me ligjshmërinë fisklale të FSHF, Braçe akuzoi ministrin se edhe nga ky i fundit nuk mori sot një përgjigje. Braçe po ashtu nuk la pa thumbuar edhe kreun e FSHF-së Armando Dukën, sipas të cilit nuk lëviz nga karrigia e pushtetit.
Që në muajin shkurt, i kam kërkuar MF informacion për tatimet që paguhen nga FSH për çdo të punësuar në 50 vitet e fundit, pas konsumimit të përgjigjeve, përgjigjeve nuk kam marrë ende, kërkesa ime është gërmë për gërmë ligjore. Ca ka ndodhur që nuk jepet përgjigje? Ligji e thotë qartë, për tatimet mbi të ardhurat personave dhe shpërblimet. FSHF ka paguar 91 milionë për personelin, 230 milionë lekë për paga jashtë federatës. Sa tatim është paguar për pagat jashtë federatës, se vlera është shumë më e madhe se pagat për personelin, apo për heronjtë nuk ka tatim, për këtë pyes unë, pse.
Nuk e toleroj dot talljen që është konsumuar kur unë ju kam drejtuar këtë letër. Për 10 vjet ku ka vajtur 10% i të drejtës televizive E kuptoj unë qe buxheti nuk ka nevoje për 300 mije dollarët e FSHF, po ligjshmëria fiskale është detyruese. Nuk mundet të ketë imunitet FSHF nga detyrimet tatimore. Pse duhet të pranojmë alibinë e një njeriu qe nuk heq dore nga një karrige atje. Pse i jepni imunitet atij institucioni, kur bëni detyrën dhe trokisni në çdo dyqan, kafenenë dhe qebaptore të këtij vendi. Nuk ta solla Rolandon ta krahasoje me Kristi Vangjelin, por për barazinë për detyrimet”, deklaroi Braçe.
Pas fjalës së Braçes, deputeti Bashkim Fino duartrokiti duke i thënë “Bravo, bravo, mbro të drejtën” si edhe nga salla i tha Ahmetajt: “Bëj detyrën!”