Një i ri është arrestuar ditën e djeshme teksa po kalonte në kufirin grek. Xhoni Qëndraj nga Vlora është arrestuar pasi 17-vjeçarja me të cilën ai ishte duke udhëtuar u ka kërkuar ndihmë shërbimeve policore të kufirit në Zminec të Sarandës.
Në momentin e konstatimit dhe kapjes, i riu ka bërë rezistencë duke mos iu bindur shërbimeve të Policisë me qëllim që të kalonte kufirin bashkë me vajzën e mitur.
Në një gjendje të ngarkuar psikologjike vajza u ka thënë policëve që po i afroheshin :
Më shpëtoni nga ky. Më ka rrëmbyer.”
Më vonë në polici ajo ka treguar se princërit i ka të divorcuar dhe prej vitesh jeton vetëm me nënën.
Ajo ka thënë:
Më ka rrëmbyer në Vlorë, në lagjen time dhe me forcë më ka hipur në një makinë. Gjatë rrugës më thoshte se do të më çonte në Greqi. Prindërit i kam të divorcuar dhe jetoj vetëm me nënën. Nuk kam njeri që të më mbrojë, më mbroni ju.”
Mësohet se Xhoni Qëndraj është person me precedent penal dhe ishte person i shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës për të paktën 10 vjedhje.