Sali Lushaj ka reaguar për herë të parë pas publikimit të fotove, ku shfaqej në një lokal me kunatin e ‘Babales’, Fredi Alizotin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, babai i reperit të njohur Stresi ka shkruar se publikimi i këtyre dy fotove u bë shkas që ai të pranonte se kishte dalë me Alizotin dhe Babalen.
“Kanë ndenjur këtu afër shtëpisë time, se e njihja prej vitesh… Ishin të trembur e pa bukë. Unë iu afrova këtë këtu afër shtëpisë time. Këtë mund ta bëjë kushdo që është shqiptarë”, shkruan Lushaj. Më tej ai shton se “çfarë ka folur e dëshmuar, si Alizoti dhe Babalja, le të mbajë përgjegjësitë e tyre secili”.
“Te nderuar Miq ! U ba shkas kjo foto qe ta pranoi se ne kte vend kam dalur me Alizotin e Babalen .Por me zgjoi nga malli kur pash vehten time ne kte vend .Kishte shkruar gazeta e sotme e quajtur shqipetarja .com ku vetem shqipetare smund ta quaj .Me zgjoi nga malli duke me kujtuar flete rrufete e asaj kohe te viteve 80 ku mbi 400 te tilla te gjithe organizatave te rinise e te frontit te gjithe rrethit mu drejtonin mua.
Pse nuke pushuat me dhe sot apo amaneti i Baballareve tuaj ? Po kane ndejtur ketu afer shtepise time se e njifja prej vitesh qysh kur Baballaret e ketyre qe sot i sherbajne kta gazetare me internuan . Ishin te trembur e pa buke .Une ju afrova kte ketu afer shtepise time. Kte mund ta bej kushdo qe eshte shqipetar. Le te ishte i majte une do ti gjindesha afer po te me kerkonte ndihem. Se cka fole e deshmuar Si Alizoti si Babalja le te mbajne pergjegjesite e tyre sejcili. Respekte”, shkruan Lushaj.