Djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha përmes një statusi në rrjetet sociale ironizon Komunitetin Mysliman pas deklaratës që mbështet nismën e qeverisë për ndalimin e lojërave të fatit dhe fenomeneve të tjera negative si droga.
Në postimin e tij në Facebook ai shkruan: “Komuniteti Mysliman nuk ka përkrahur kurrë denoncimet e opozitës për kanabizmin e vendit por sot përkrah pa rezerva “luftën” e qeverisë kundër drogës”.
Nuk e dijmë se për kë luftë kundër kanabisit e ka fjalën Shkëlzeni, për atë të Lazaratit, apo për Gërdecin. Por nuk i vendosim më faj sepse Berisha i madh dhe Junoiri janë shumë afër arrestimit, e sigurisht nuk i mbajnë më nervat.
Lathitja shkon deri në kundërshtim të njerëzve të Zotit.