Petrit Vasili për LSI-në, Edmond Spaho për PD-në, analisti Shpëtim Nazarko dhe gazetari investigativ Artan Hoxha, ishin mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës, në Vizion Plus.
Dy mashtrime të këtyre palaçove të politikës: Të pyetur nga gazetari Hoxha, pse nuk çohet materiali origjinal në Prokurori, Vasili u përgjigj se: Nuk dorëzohet pasi kanë rezerva ndaj Prokurorisë!
Ndërsa analisti Nazarko e ka pyetur nëse PD e zotëron materialin origjinal, ata janë përgjigjur se: Ja kanë dorëzuar Prokurorisë!
Spaho dhe Vasili, edhe e kanë materialin… edhe nuk ja dorëzojnë Prokurorisë, se kanë rezerva, edhe ja kanë dorëzuar institucionit, pra prokurorisë.
A ka më njerëz qesharak, se sa këto mashtruesa ordiner, që edhe për mashtrimin e trilluar vetë… kapen të papërgatitur?!
Më tej analisti Nazarko është përplasur me Spahon, të cilin e ka quajtur edhe gënjeshtar.
Hoxha: Ku është problemi të çohet origjinali?
Vasili: Sepse kemi rezerva ndaj Prokurorisë.
Nazarko: E keni origjinalin?
Spaho, Vasili: E ka Prokuroria.
Nazarko: Nëse e ka origjinalin ta bjerë Salianji.
Spaho: Fol me fakte jo me folklor.
Nazako: Se si flas unë nuk më mëson dot ti. Ju keni krijuar një rrëmujë koti, për të cilën duhet të paguani. Unë analist me vite do më tregosh ti mua folklorin. Po ik ore tashi. Dihej që vëllai ishte i dënuar.
Spaho: Jo nuk e kanë treguar pas 2013 e kanë thënë. Pse e larguan për 24 orë.
Nazarko: Mos gënje. Kur bën kallëzim të rremë futesh në burg./Ekskluzive.al