Gazetari Alfred Peza i ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel, ku po trajtohet çështja “Babalja” është përplasur me deputetin demokrat, Enkelejd Alibeaj.
Peza ka zbuluar se Alibeaj e ka vëllain në të njëjtën pozitë me atë të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pra Agron Xhafaj, i cili është i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali për trafik droge.
Më tej deputeti demokrat nuk e ka mohuar, por është përgjigjur se edhe Peza sot zotëron 1 milionë euro pasuri, duke vënë në dyshim se ato nuk mund të mblidhen me djersën e ballit dhe punën si gazetar.
Pjesë nga debati:
Aliebaj: Zëri në ekspertizë është i ngjashëm me zërin e Agronit.
Peza: Ku e ke stilolapsin e përgjimit. Shpëto veten, Babalen, opozitën. Nxirr provën dhe thuaj është shumë e thjeshtë. Nëse s’doni vazhdoni: Edi Rama, Babalja, Prokuroria
Alibeaj: Përfiton Xhafaj, Balla dhe Rrahman Rraja.
Peza: Ti e ke vëllain siç e ka Xhafaj dhe ky është morali jot.
Alibeaj: Ti ke 1 milion euro dhe…
Peza: I kam bërë me punën si gazetar.
Alibeaj: Kush është ai shqiptar që ka një milion euro me djersën e ballit.
Peza: Ky e ka vetë vëllain trafikant droge.
Alibeaj: Po i vidhni dhe po i rripni shqiptarët.