Një i moshuar nga Laçi ka telefonuar sot në “Aldo Morning Show” nga ku ka kërkuar njohje me Lumen nga Tirana.
66-vjeçari tha se është burrë i zoti, por theksoi se nuk do që të ketë fëmijë.
“Jam Hasani nga Laçi, dua të lidhem me Lumen nga Tirana. Jam 66 vjeç, kam 2 djem jashtë shtetit, kam shtëpi, gruaja më ka vdekur para 4 vitesh. Unë jam burrë i zoti, jo kot. Unë kam pension shteti. O Lume a bën kalamaj më ti? Kalamaj nuk dua më unë se kam dy djem. Unë ta jap po mos bëj fëmijë”, tha Hasani.
Ndërkohë kjo pyetje duket se nuk i ka pëlqyer aspak Lumes, e cila e vënë në siklet ia ktheu: Kur bëra, bëra unë fëmijë, tani s’bëj më. /tvklan.al