Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali u shpreh se Partia Demokratike është kthyer në një telenovelë orientale me aktorë shqiptarë, ndërsa po i referohej çështjes “Babale”.
Spiropali u shpreh se e gjithë ngjarja është e inskenuar dhe këtë po e tregon dhe hetimi i prokurorisë, tha ajo.
“Një ngjarje e inskenuar kokë e këmbë, siç po del edhe nga hetimet e Prokurorisë. Është e njëjta prokurori e krimeve të rënda, po i njëjti prokuror që hetoi Tahirin.
Këta njohin vetëm telenovelat orientale të luajtura nga aktorë shqiptarë. Këta e kanë kthyer partinë e tyre në një telenovelë të tillë.
Këta nuk e kuptojnë se nuk merret pushteti me video të sajuar, por me votë”, u shpreh deputetja e PD.