Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbërritur në prokurori, pak pas dëshmisë së deputetin Ervin Salianji
Lulzim Basha është thirrur për të dëshmuar në prokurori si person në hetim në procedimin penal për shpërdorim detyre, shpifje dhe fyerje në kallëzimin e bërë nga Taulant Balla për rastin e ish-oficerit Emiljano Nuhu.
Mesohet se Basha do të pyetet për qëndrimet e tij për rastin Xhisiela
Kreu i PD është paditur edhe nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla për shpifje
Më herët, deputeti Ervin Salianji u mor në pyetje si person nën hetim për rastin “Babale”, ku po hetohet për “kallëzim të rremë”.
Pas disa orësh qendrimi ne Prokurori, deputeti i PD-se Salianji pohoi per gazetares se ishte pyetur kryesisht për videon e dytë të publikuar, ku shihej Fredi Alizoti.
“Prokurorët ishin shumë të qartë dhe pa asnjë lloj dileme. Unë sot jam person në hetim për shkak se kallëzuesi, viktimë më ka kallëzuar mua dhe gazetarin investigativ. Agron Xhafaj viktima kallëzuese nuk ka ardhur si person në hetim por si person që na kallëzuar ne. Rrjedha e hetimit ka ndryshuar. Kam dhënë dhe fakte të tjera që Taulanti prej Librazhdi dhe Ard Veliu nga Delvina kanë dhënë një pako të mirë për dëshmitarin.
Pyetjes se cilës video i besojnë Fredi Alizotit, videos së parë apo të dytë Salianji u përgjigj: “Unë besoj në Zot tek Alizoti beson Edi Rama”
Prokuroria e Krimeve të Rënda tregoi se deputeti demokrat Salianji është në hetim për akuzën e kallëzimit të rremë.