Deputeti i PD-së Ervin Salinaji, ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, i kallëzuar nga shtetasi Agron Xhafaj për “kallëzim të rremë në bashkëpunim”, ku ka dhënë më shumë se dy orë përgjigje në lidhje me hetimet për dosjen “Babale”.
I pyetur nga dy prokurorët e Krimeve të rënda Përparim Kulluri dhe Genti Osmani, si person nën hetim, për audiopërgjimin “Babale”, ai u shpreh para mediave se rrjedhja e hetimit ka ndryshuar, ndërsa shtoi se ka dhënë edhe persona të tjerë që kanë dijeni për hetimin dhe fakte të tjera.
Salianji ka konfirmuar për prokurorët, se videon ia ka dhënë Florenc Hoxha, ish-kreu i INUV, në kohën që Basha drejtonte bashkinë.
Ai ka pranuar se nuk e mban mend mirë datën kur ka marrë videon, por ka qenë pas datës 1 Qershor.
Prokuroria pritet që të thërrasë Florenc Hoxhën për të marrë deklarime në lidhje me videon./Ekskluzive.al