Askush nuk do ta besonte dhe nuk do ta parashikonte këtë që po ndodh në PD. Fatkeqësisht me një grup deputetësh, pjesë e sektit të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, të cilët përfundimisht e kanë damkosur grupin parlamentar të PD-së, jo thjeshtë qesharakë, por dhe perversë.
Lulzim Basha ka më pak se pesë vite në krye të PD-së, qofsh i uruar zoti kryetar, por çfarë të bëri kjo parti që e katandise nga simbolin e rezistencës antikomunizëm, forcës me vizion europian, në forcën politike që po ta qesh dynjaja?
Shkon në zgjedhje i humb votat, shkon në zgjedhje i shet mandatet, shkon në zgjedhje shan një parti, të nesërmen e merr në aleancë, heq “senatorët” dhe kontribuesit në PD, fut sharlatanët dhe lloj lloj pjeshkash që të dalin përpara. Në fund pasi i jep 230 mijë vota me pak, i bën “dhuratë” dhe një grup parlamentar, ku me gishtat e dorës numërohen njerëzit me integritet dhe personalitet, kusuri janë lolot e tu që po i qesh gjithë dynjaja.
Çfarë të bëri PD-ja more Lulzim, që për kapriçot e tua dhe ndonjë lek në xhepat e familjarëve të tu, çove deputetë në parlament disa injorantë, kllouna dhe imoralë që kurrë nuk kanë përfaqësuar PD-në?
Partia nuk është grup i një sekti imoral, pazarxhi dhe pervers që të përkëdhel ty në zyrë, qoftë edhe ndonjë femër e bukur apo ndonjë mashkull i shëmtuar, zyrat e PD-së nuk janë shtëpia jote publike dhe as e deputetëve të tu. Aq më keq akoma kur ti e menaxhon si të tillë.
Partia Demokratike është simboli i qëndresës, përfaqëson gati 500 mijë shqiptarë, të cilët ti Lulzim i kë bërë të ulin kokën sepse po i qeshin çdo ditë me pazaret e tua me Edi Ramën, me 16 milion eurot që u vodhe nga xhepat, e sa e sa të tjera. Dhe vulën ja ke vënë me këta deputetët qesharakë që i thërret e ju bërtet, por i përdor keqazi si zagarë të rrallë në media, por që tani fatkeqësisht ka ardhur koha ti dëbosh.
Janë thuajse si ajo prostituta që përjashtohet nga shtëpia publike për imoralitet. E në rast se ato që thua në publik se je lider europian dhe po bashkon PD-në, ke një provë të madhe përpara.
Përtej rastit të Anglisë që përmendet çdo ditë pas publikimit të video-skandalit pervers, po të kujtoj rastin e politikanes shqiptare të Maqedonisë, Ermira Mehmeti, mesazhet e publikuar të saj nuk ishin asgjë përpara deputetit tënd Salianji dhe GD-së, nëse nuk e di dhe nuk e ke kuptuar ende do ta themi me fakte të tjera çdo ditë.
Zonja Mehmeti, në përgjime ende të paprovuara dhe vërtetuara u largua. Deputeti jot bashkë me GD-në e tij, përpiqen të fshihen, të falsifikojnë dhe mashtrojnë, kanë bllokuar shumicën e mediave, kanë lëshuar rrugëve pronarin e tyre të universitetit privat, kanë telefonuar çdo redaksi që të fshehin skandalin seksual që vjen më pas.
Në fillim pranuan disa fjali, dje pranuan gjithë videon, por thanë që G.D nuk është Grida Duma. Ajo video do të kishte mjaftuar që të paktën njërin deputet ta kishe larguar për të shpëtuar G.D-në, por dhe veten nga manteli i imoralitetit dhe perversitetit që përturpësisht po i shtrëngon fort PD-së. Në vijim më keq do jetë.
Ka ende pak kohë që të tregosh se nuk je peng i imoralitetit dhe sharlatanizmit, megjithëse je autor i tyre. Të heqësh akuzat se këta janë pjesë e orgjive në tavolinën tënde, politike ose jo.
I ke bërë kaq mënxyra PD-së sikur ta kishe shtëpinë e hasmit që doje ta shkatërroje dhe ta shuaje. Megjithëse të morën nga rruga, qeverise 10 vjet, tani je kryetari i saj dhe po e rrënon me paaftësinë tënde epike. Tani edhe me imoralitetin e produkteve të tua.
Mos hesht Lulzim, por fol atëherë kur duhet sepse e kundërta thjeshtë të fut më thellë në perversitetin e produkteve të tua dhe vulos se je autori dhe përgjegjësi i gjithçkaje që ka ndodhur, po ndodh dhe do të ndodhë me këto skandale imoraliteti./ CNA.al